Teuta Arifi takon përfaqësuesit e FFM-së

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot priti përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Në takim u bisedua rreth vendimit që Federata  e solli ditë më parë, me të cilin në stadiumin e qytetit në Tetovë u ndalua luajtja e lojërave të futbollit të Ligës së parë të Maqedonisë.

Mysafirët prezantuan hollësitë që dalin nga kjo masë e përkohshme e ndalesës, e cila do të shfuqizohet në momentin e përmbushjes të disa kushteve të specifikuara.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe mundësia për investime dhe donacione të reja në Stadium e qytetit me qëllim optimalizimin e kushteve në stadium.

Komuna e Tetovës ditët në vazhdim  do të hartojë plan aksionar në lidhje me dinamikën për zgjidhjen e këtij problemi me qëllim që  me fillimin e kampionatit vendor, klubet tetovare të luajnë si nikoqir në Stadiumin e qytetit në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button