A e nxiti Edi Rama përleshjen fizike në Kuvendin e Shqipërisë? (Video)

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për nxirjen e konfliktit fizik në Kuvendin e Shqipërisë ndërmjet deputetit demokrat, Strazimi dhe atij socialist, Ndoka.

Lexojeni postimin e plotë të Berishës në Facebook dhe shikojeni videon e postuar nga ai.
Te dashur miq, kreut te aleances se qelbesirave apo krimit, neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama, kamerat ne Parlament i heqin masken dhe i nxjerrin fytyren e tij te vertete prej krimineli.

Keshtu, video qe keni ne linkun e mesiperm fakton se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama eshte organizatori dhe urdherdhenesi direkt i sulmit fizik te deputetit te PD Gent Strazimiri nga fallangat e krimit te tij ne Parlament. Kjo video fakton se pasi Strazimiri denoncoi ne fjalen e tij Ramen per futjen ne Parlament te 19 deputeteve te akuzuar apo denuar per vrasje, pengmarrje, perdhunime e trafiqe, Rama i dergon jo rastesisht mesazh dhe nga vendi i ben shenja deputetes Olta Xhaçka te lexoje mesazhin e tij.

Deputetja Xhaçka, konfidente familjare e Edvin dhe Olsi Rames, por dhe ish nusja e Shemsije Kadrijes qe ka ndertuar vilen tre kateshe me parate e vjedhura te kompanise Gjallica, pas leximit te mesazhit te Rames zbaton porosine e tij. Ndrikull Xhaçka, ne nje akt qe nuk ka ndodhur kurre ne 23 vite ne Parlament (pasi nuk e lejon rregullorja) ngrihet dhe nga vendi kerkon fjalen dhe pyet deputetin Strazimiri, pasi kishte mbaruar fjalen dhe ishte ulur ne vendin e tij, se cilet jane sipas tij emrat e deputeteve te inkriminuar.

Ne te vertete emrat e tyre jane bere te njohur me dhjetra here ne Parlament, por Rama, si kreu i meduzes se krimit dhe mafies, donte me çdo kusht te personalizonte konfliktin e vrasesve, trafikantve, pengmarresve,perdhunuesve te tij ne Parlament me Strazimirin qe i perplasi ne surrat lidhjet e tij me krimin.

Ne video duket qarte se pas pergjigjes se Strazimirit, Rama urdheron disa nga fallangat e krimit te grupit te tij te akuzuar per vrasje, rrembim personash, trafik prostitucioni, si Ndreu, Ndoka, Frroku etj, te zbatojne skenarin e sulmit fizik ndaj deputetit Strazimiri te cilin, pasi Ndreu e kercenon me jete ne Parlament se bashku me Ndoken e denuar per rrembim personi dhe shfrytezim prostitucioni, e sulmuan fizikisht ne korridoret e Parlamentit.

Qytetare dhe demokrate, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, kreu i meduzes se aleances se krimit, njeriu qe ka shnderruar Parlamentin ne strofull kriminielesh, vrasesish, pengmarresish do me çdo kusht te pergjake Parlamentin per te vrare lirine e fjales. Vetem levizja “Rama IK” do te shpetoje fjalen e lire te opozites nga neo-bllokmeni Edvin Rama dhe bandat e tij te krimit ne Parlamentin shqiptar! RAMA IK!! Sb.

Lajme të ngjashme

Back to top button