Komuna Strugës, në qarkullim vetëm taksitë e licencuara

Prej fillimit të javës së ardhshme autoritetet komunale në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror paralajmërojnë se do të fillojnë aksionin për vendosjen e rregullit në shërbimin taksi.

Sipas autoriteve vendore nuk do të ketë tolerim dhe përjashtim për asnjë individ apo kompani te  që këtë aktivitet e zhvillojnë në mënyrë të paligjshme.

Kështu, prej ditës së hënë inspektorët komunal të komunikacionit, të shoqëruar edhe nga ata shtetërorë, do të jenë në teren për të vendosur rregullin në shërbimin e taksive, ndërkohë që paralajmërohet se Ligji do të zbatohet në përpikmëri.

Paraprakisht, në funksion të masave për vendosjen e rregullit në shërbimin taksi, si dhe motivimin e licencimit, Komuna e Strugës, uli  çmimin e licencës në 15 mijë denarë për një makinë që ofron këtë shërbim .

Në Strugë, sipas informacioneve të pushtetit vendor rezultojnë rreth pesëdhjetë makina të licenuara, ndërkohë  që numri i makinave që ofrojnë këtë shërbim në rrugët e qytetit është shumë i madh dhe shkon në qindra të tilla .

Lajme të ngjashme

Back to top button