Elvana reagon pas kritikave të fansave

Pasi se është kritikuar ndjeshëm nga fansat në lidhje me klipin më të fundit “Puthe”, Elvana Gjata nuk ka qëndruar në heshtje, ndërsa ka postuar një mesazh në Instagram.

“Doja që kjo video të kishte një performancë sa të fortë, aq edhe të butë, sa sexy aq edhe të brishtë, sa të qartë aq edhe të çuditshëm…si vetë PUTHJA”, ka qenë postimi i saj.

Pak më herët, Elvana kishte bërë një tjetër status, ku shkruante: “Kjo është një nga ato këngë që përveçse të bën të kërcesh, të bën dhe të puthesh”. Nga komentet që janë përcjellë në rrjetet sociale, kjo këngë nuk përputhej me pritshmërinë e njerëzve.

Lajme të ngjashme

Back to top button