Kërkojnë dialog me Qeverinë e Maqedonisë 158 herë me radhë

Vazhdon golgota e punëtorëve të firmave të falimentuara. Edhe pas aq vitesh nuk heqin dorë nga e drejta e tyre, siç thonë, që të jenë njerëz dhe qytetarë të këtij vendi. Për të 158-ën herë me radhë, dërguan kërkesë për dialog deri te qeveria, që të zgjidhet statusi i tyre dhe të marrin kompensimin e duhur.

“Katër herë ligji ishte në Kuvend, tani përgatitet për të pestën herë me radhë dhe prandaj jemi këtu që të paralajmërojmë. Te qeveria kemi dërguar kërkesë 158 herë për dialog social. I lutëm të ulemi dhe të gjejmë ndonjë zgjidhje, nëse jo, përgatisim tenda dhe do të jemi të detyruar të mbetemi para qeverisë, thotë Liljana Georgieva, udhëheqëse e punëtorëve të firmave të falimentuara. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button