Lista e kandidatëve për lojtarin më të mirë në Botërorin e Brazilit
Janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për lojtarin më të mirë në Botërorin e Brazilit.
Lionel Messi, James Rodriguez, Thomas Muller e Arjen Robben janë disa nga emrat e lojtarëve të cilët janë në garë për epitetin e lojtarit më të mirë në Botërorin e Brazilit.
FIFA ka publikuar emrat e kandidatëve për ta fituar këtë ҫmim, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për të përfunduar kjo garë
Ja kandidatët:
Mats Hummels (Gjermani), Toni Kroos (Gjermani), Philipp Lahm (Gjermani), Thomas Muller (Gjermani), Javier Mascherano (Argjentinë), Lionel Messi (Argjentinë), Angel Di Maria (Argentinë), Neymar (Brazil), Arjen Robben (Holandë), James Rodriguez (Kolombi).