Azerbajxhani dominoi në ditën e dytë

Ka përfunduar dhe dita e dytë e Kampionatit Evropian në mundje për junior që po mbahet në Shkup. Ditën e dytë e kanë përcjellë ndeshjet finale në sitin greko – romak, ndërsa në hapjen solemne ishte dhe kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov.

Në kategorinë 55 kilogram kampion evropian u shpall Sakit Kuliev nga Azerbajxhani, i cili në finale me rezultat 8:0 e mundi moldavin Aleksandru Bicu. Në vendin e tretë u ngjitën Jahor Beliak nga Bjellorusia dhe Aram Akopian nga Rusia.
Kategoria 66 kilogram ku në fillim u eliminua mundësi ynë Valon Rogaçi, vendi i parë i takoi polakut Mateus Lucjan Bernatek, i cili ishte më  i mirë se rusi Artem Surkov, ndërsa me medalje bronzi u kurorëzuan Ruhin Mikailov nga Azerbajxhani dhe serbi Mate Nemesh.

Gjermani Denis Maksimilian Kudla është kampion Evrope në kategorine 84 kilogram, i cili në një luftë shumë atraktive mundi rumunin Dorian Parvan me rezultat 3:1, ndërsa të bronztë u shpallën Roberti Kobishvili nga Gjeorgjia dhe Orhan Nurijev nga Azerbajxhani.

Në kategorinë me të rëndë, atë të 120 kilogramëve, fitues dhe medalje të artë fitoi Jakobi Kajaia nga Gjerogjia i cili ishte më i mirë në duel me letonezin Mantas Knistautas, ndërsa medalje brozni fituan Horhi Çihashvili nga Bjellorusia dhe Sergei Sergejeviç Semenov nga Rusia. Garat vazhdojnë edhe sot që nga ora 11:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button