Kamera sigurie gjithandej Bulevardit “Cvetan Dimov”

Nga Pallati i Gjykatave e deri në fund të lagjes Çair, pothuajse në të gjitha shtyllat në Bulevardin “Cvetan Dimov” tashmë janë vënë kamera sigurie.

Kamerat janë vënë nga policia në prag të protestës së paralajmëruar për të premten lidhur me vendimin e rastit “Monstra”.

Përveç kamerave, me urdhër të policisë, Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” ka larguar të gjitha kontejnerët në dy akset e Bulevardit “Cvetan Dimov”. Bërlloku tashmë po hidhet në rrugë, në vendet ku më parë kanë qenë të vendosura kontejnerët./ Gazeta Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button