Eurostat: Në Maqedoni jetojnë 2.06 milionë banorë

Sipas këtyre të dhënave, në 1 janar 2014 në 28 vende anëtare të Unionit jetojnë pikërisht 507.4 milionë banorë, ndërsa në Republikën e Maqedonisë – 2.065 milionë. Sipas këtyre të dhënave të Eurostatit, në krahasim me 1 janar të vitit të kaluar, popullsia e BE-së është rritur për 80,000 banorë krahasuar me rritjen natyrore, si dhe për 700.000 banorë të ardhur nga migrimi. Me rregullim statistikore, në krahasim me vitin 2012, viti i kaluar BE-ja ka pasur gati 1.7 milionë banorë më shumë dhe ajo që është interesante është se këto të dhëna tregojnë se popullsia në vendet e BE-së është rritur gati për 100 milionë njerëz që nga viti 1960, ku në 28 vendet kanë jetuar gjithsej 407 milionë njerëz.

Në lidhje me të njëjtin krahasim, Maqedonia vlerësohet të ketë pikërisht 2.065.800 banorë më 1 janar të këtij viti, gjë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka rreth 30 mijë banorë më shumë.

Ndërkaq krahasuar me vitin 2002 ku u bë regjistrimi i fundit shtetëror, Maqedonia shënon rritje të vakët të popullsisë. Nga 2.022.547 banorë në vitin 2002  2.065.800 banorë vitin 2014.

Sipas Zyrës evropiane për statistikë, në një periudhë prej një viti në vendin tonë ka pasur 11.2 lindje për një mijë banorë, dhe 9.3 nga një mijë njerëz kanë vdekur. Sipas dallimit natyror është vlerësuar se Maqedonia ka rreth dy për qind rritje të popullsisë (saktësisht 1.9%).

Lidhur me ndryshimet natyrore dhe migracionit neto së bashku, rritje më të madhe të përqindjes së popullsisë është vërejtur në Luksemburg (+4.2 për qind me ndryshim natyror dhe plus 19 për qind me migrim), ndërsa rënie më të madhe kishte në Letoni (minus 4.0 për qind krahasuar me rritjen e popullsisë dhe minus 7.1 për qind në krahasim me migrim).

Përndryshe, prej një totali prej 507.416.600 banorëve në Bashkimin Evropian të vërejtur më 1 janar të këtij viti, shumica e banorëve në vendet anëtare në Union ka në Gjermani (80.7 milionë), e ndjekur nga Franca (65.8 milionë), Britania e Madhe (64.3 milionë) dhe Italia (60.7 milionë banorë).

Në anën tjetër, Malta me 425.400 banorë është vend i BE me numrin më të vogël të popullsisë, e ndjekur në këtë listë nga Luksemburgu (549 mijë), Qiproja (858.mijë) dhe Estonia (1,3 milionë).

Në krahasim me vendet nga ish-Jugosllavia që ende nuk janë pjesë e BE-së, por janë të përfshirë në këtë operacion statistikor të Eurostatit, Mali i Zi ka 624.300 banorë, që është rreth 20 mijë më shumë se më 1 janar të vitit të kaluar, ndërsa në Serbi jetojnë 7.14 milionë njerëz ose 40 mijë më pak se në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button