Kërçovë, deri tani mbi 200 firma kundër testimit ekstern

Edhe në Kërçovë, si në 16 qytete tjera të R.M. sot filloi peticioni kundër testimit ekstern të nxënësve dhe vetëm për pjesën e parë të ditës janë nënshkruar më shumë se dyqind persona.

Kjo është iniciativë e Forumit Rinor Arsimor të Maqedonisë dhe vjen si pasojë e lëshimeve të shumta teknike që kishte këtë vit gjatë realizimit të testimit të nxënësve më çka ato kërkojnë që këtë vit ai të shpallet si projekt pilot.

Peticioni do të vazhdojë për dhjetë ditët në vazhdim në dy turne edhe atë prej orës 10 deri në ora 13 dhe pasdite prej orës 18 deri në ora 21. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button