Rama: Ngjarjet në Maqedoni, pasoja të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit

Mbrëmë në sofrën e iftarit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka kushtuar një vëmendje të vecant edhe ngjarjeve në Maqedoni. Ai ka theksuar se këtij vendi duhet ti kushtohet më shumë vëmendje, se pse ngjarjet e fundit janë edhe pasojë e mos zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Çka po ndodh këto ditë në Maqedoni meriton vëmendje, maturi pa dyshim, po reflektim dhe madje të thellë po ashtu. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që e përbejnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë. E nëse maturia u duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, pasi as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve, as reagimi me flamuj të një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen”, ”, shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rada në profilin e tij në Facebook.

“Por këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe një humbjeje besimi ndër shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet ti kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu sikundër besoj unë edhe flamujt e radikalizmit fetar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale gërryese, varfërim, papunësi, keq arsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet në organizmin shoqëror të një bashkësie. E për këto duhet menduar me tre palë për Maqedoninë. Për këto duhet menduar me shumë palë për Ballkanin”,  shkruan kryeministri i Shqipërisë Edi Rada në profilin e tij në Facebook.

Rama Shkruan se “Shqipëria është një vend evropian ku myslimanët dhe të krishterët s’janë lëkundur asnjëherë seriozisht në dashurinë tyre për Evropën dhe në dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. E tillë është dhe Kosova dhe mos qoftë e thënë të lëkunden ndonjëherë. Por ndërkohë, më lejoni ta them, të tjerët miqtë dhe partnerët tanë nuk duhet ta harrojnë se palëkundshëmria e shqiptarëve si Evropianë pa dallim fesh dhe vendbanimesh, vjen prej një besimi që nuk ushqehet veç me fjalë dhe me ëndrra në këtë botë lëkundjesh nga të katër anët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button