David Luiz: Brazil, ju lutem të na falni!

David Luiz i ka kërkuar falje publike popullit brazilian pas turpërimit në gjysëmfinalen ndaj Gjermanisë. Kapiteni i Brazilit në këtë ndeshje ka thënë se nuk ka justifikim për këtë humbje.

“I lutem popullit brazilian që të na falin. Ne ndihemi të turpëruar, të rrahur e të përdhosur. Na vije keq nga ato fytyrë të dëshpëruara në publik, rrugë e familje. Duam që në të ardhmen të shohim popullin tonë të buzëqeshur” ka thënë Luiz pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button