Korab Shaqiri promovoi videoklipin e ri (VIDEO)

Kënga titullohet “Welcome to Albania” dhe ka në qëndër promovimin e vendeve turistike shqiptare.

Këngëtari Korab Shaqiri, ka promovuar videoklipin e ri të këngës “Welcome to Albania”.

Në këtë videoklip që zgjatë rreth 3 minuta e gjysmë, Shaqiri, i këndon Shqipërisë ndërkohë që videoklipi pasqyron pamje nga bregdeti shqiptar, Tirana, vendet më të njohura dhe të vjetra shqiptare, përfshirë këtu edhe Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë.

Videoklipi u promovua të shtunën mbrëma në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Prishtinë.

“Ky projekt ka lindur si ide e një dashurie të vjetër e të quajtur: Koha e Studimeve. Unë kam jetuar 6 vite në Tiranë dhe atje kam ndjerë ngrohtësinë e Shqipërisë dhe njësoj e ndjej edhe sot në Prishtinë apo në Shkup, siç e quaj unë: Kopshti ynë i bukur, Shqipëria natyrale”, kishte deklaruar për projektin e ri muzikor Korab Shaqiri.

Muzika dhe orkestrimi është realizuar nga vetë Korab Shaqiri, teksti është i shkruar nga Ilir dhe Korab Shaqiri. Xhirimet janë bërë në të gjithë vendet e Shqipërisë, montazha është bërë nga Lirim Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button