Në Gjimnazin e Strugës, Kreka pritet të zëvendësohet nga Muça

Administrata Komunale e Strugës pritet së shpejti të emërojë Xheladin Muçën, në postin e ushtruesit  të detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Dr Ibrahim Temo”, duke zëvendësuar drejtorin e tanishëm Urim Kreka.

Kreka vazhdon të ushtroj detyrën e drejtorit, të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor, dhe këtë do ta bëjë  derisa në këtë post të emërohet pasardhësi i tij Muça.

Me gjasë, ky ndryshim kadrovik në drejtimin e gjimnazit të Strugës pritet të ndodhë në fillim të pushimit vjetor të të punësuarve në këtë institucion.

Komuna e Strugës, siç ka informuar më herët  Portalb, ka emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së  drejtorit, kuadro të rinj në disa shkolla fillore të Strugës. Ndërkaq, nuk dihet nëse në këtë proces do të përfshihet edhe shkolla tjetër e mesme e Strugës, “Niko Nestor” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button