Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri, problem serioz për Serbinë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të martën se marrëveshja ushtarake në mes Kosovës dhe Shqipërisë paraqet një problem serioz.

Vuçiç ka thënë se Serbia po punon që të mbrojë qytetarët e saj dhe se për këtë çështje duhet të bisedojë me Bashkimin Evropian dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, por nuk guxon që vetes t’i shkaktojë probleme në planin ndërkombëtar, shkruan Telegrafi.

Siç transmeton Beta, Vuçiç ka thënë se është nj gjë e mirë që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është në veri të Kosovës dhe që NATO-ja është garantues se ato nuk do të dërgohen atje.

“Ne duhet të mbrojmë popullin tonë, por pa i shkaktuar kurrfarë problemesh Serbisë në planin ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiç në një takim me gazetarë, i pyetur lidhur me marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja SOFA, e nënshkruar të hënën në Prishtinë në mes Ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekut dhe Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, rregullon procedurat e hyrjes-daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button