Promovohet libri “Ushtria Çlirimtare Kombëtare – Lufta shkaqet dhe paqja në Maqedoni” i Gëzim Ostrenit

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare – Lufta shkaqet dhe paqja në Maqedoni”, është titulli i librit të ri të autorit Gzim Ostreni, i cili u promovua sot në shtëpinë e kulturës në Tetovë.

Libri, përveç temës së luftës, ka përfshirë në të edhe situatën politike që nga vitet e 90-ta. Recensent të librit janë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Mahmut Hysa.

Sipas dy recensentëve, autori në këtë libër ka përshkruar të gjitha periudhat luftarake, edhe atë në mënyrë kronologjike, ndërsa madhështinë e shkrimeve, e shton edhe më tepër argumentimi i shkrimeve me fotot adekuate.

Autori i librit Gëzim Ostreni tha se lufta ishte më se e nevojshme pasi që nga viti 1990 shqiptarët nuk ishin shtetformues, dhe sipas tij koha e dëshmoi se lufta e vitit 2001 ka qenë më se e nevojshme, për faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni.

“Klasa politike e kohës së ndodhive ku bëjnë pjesë edhe disa shqiptarë, vazhdojnë të mendojnë se kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, ndoshta kanë qenë të drejta, por përse u kërkuan me luftë e jo në kuadër të sistemit, duke harruar përpjekjet e shqiptarëve që nga lufta e Parë Ballkanike dhe ato që pasuan, përfshirë këtu edhe përpjekjet pas luftës së Dytë Botërore në kuadër të Jugosllavisë dhe Maqedonisë së pavarur. Koha provoi që lufta dhe qëndrimi ynë politik rezultuan si rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për arritjen e të drejtave dhe lirive politike ekonomike dhe shoqërore për ne shqiptarët në Maqedoni”, tha Ostreni.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Cdo gje eshte OK. Por, dikush do te shkruaj liber per degjenerimin dhe tradhtien e idealit te luftes 2001 !!!?

Back to top button