Seanca të tre komisioneve të Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

Propozim-ligji për akademi sportive në lexim të parë është pika e vetme për të cilën do të debatohet në seancën e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kadastër të patundshmërive, të Kodit Penal dhe Propozim-ligjin për kundërvajtje, të gjithë në lexim të parë.

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji në seancën e sotme do të debatojë për propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, Ligjit për ndërtim dhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button