Rrezikon të shpërthejë një skandal i madh i Botërorit

Kampionati botëror në Brazil rrezikon të përfshihet në një skandal të madh të shitblerjes së biletave. Rreth këtij rasti është arrestuar Ray Whelan, drejtori i kompanisë Match, e autorizuar nga FIFA.

Rrezikon të shpërthejë zyrtarisht një skandal i madh në Kampionatin botëror në Brazil.

Sipas agjencisë së lajmeve “AP”, një zëdhënës i policisë braziliane ka konfirmuar arrestimin e Ray Whelan.

Kush është ai?

Drejtori i Match, kompania e vetme e autorizuar zyrtarisht nga FIFA për shitjen e biletave të Botërorit. Akuza ka të bëjë me shitjen ilegale të biletave. Whelan gjendet në mbajtje dhe do ta kalojë natën në stadiumin e policisë në Rio de Janeiro.

Zëdhënësi i policisë, Pedro Dantas ka deklaruar se: “Whelan duhet t’i përgjigjet akuzave për disa parregullsi në lidhje me shitblerjen e biletave”.

Ai është arrestuar në Copacabana Palace Hotel, i shfrytëzuar edhe nga figura të larta të FIFA-s gjatë Botërorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button