Shqiptarët e Karabahut e mundën Metalurgun

Futbollistët e Metalurgut kanë humbur nga Karabah me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese të Ligës së Evropës. Me këtë “xehetarët” i kanë ulur shumë shanset për kualifikim eventual në raundin e ardhshëm dhe vazhdim tëlarave evropiane.

Edhe pse Metalurgu kishte paralajmëruar se do të shënojë gola, ndodhi e kundërta, pasi Karabah ishte më i suksesshëm, ndërsa pas shumë rasteve në pjesën e parë, rezultati ishte 0:0. Në fillim të pjesës së dytë, shqiptari Admir Teli pati rastin për të shënuar, por nuk ishte preciz. Edhe rastin e dytë për mysafirët, e kishte shqiptari tjetër që luan te Karabah, ishte Ansi Agoli, të cilit gjuajtjen nga zona e rreptësisë ia ndali portieri Efremov.

Pas dy rasteve të shqiptarëve, Almedia goditi fortë, ndërsa topi preku shtyllën për tu kthyer te Rejnalldo da Silva i cili e dërgoi topin në rrjetin e Metalurgut.
Vetëm një minutë para fundit, përsëri Rejnalldo da Silva pati rast, por përsëri Metalurgun e shpëtoi nga disfata e thellë portieri Efremov. Pos Telit dhe Agolit, te Karabah luan dhe një shqiptar tjetër, është Muarem Muarem i cili është transferuar të Karabah nga Rabotniçki.

Metalurgu me negativë prej një goli do të udhëtojë për në Azerbajxhan, ku do të ketë një detyre të vështirë. Në ndeshjen kthyese për Metalurgun pritet të paraqitet dhe shkupjani Sedat Berisha, i cili javën që lamë pas u transferuar në Shkup duke u larguar nga Shkëndija e Tetovës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button