Gjuha shqipe bllokon dëftesat në shkollën e mesme ’28 Nëntori’

Shumica e nxënësve të shkollën së mesme “28 Nëntori,, kanë hyrë në provimin ekstern në lëndën e gjuhës shqipe. Rezultatet e  arritura me 24 qershor nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkencë shkaktuan revoltë të madhe të nxënësit e kësaj shkolle si dhe mësimdhënësve të shumtë. 

Shumica e nxënësve që kanë qenë në testimin ekstern në gjuhën shqipe nuk kanë rezultate sa i përket notës dhe me këtë kujdestarët e klasave nuk mund të dorëzojnë dëftesat në muajin qershor. 

Sipas drejtorit të shkollës së mesme ,, 28 Nëntori,, Qeram Lleshi, është bërë kërkesë nga ana e këtij institucioni që sa më shpejt të vijnë rezultatet nga lënda e gjuhës shqipe që kujdestarët të kenë rezultate për plotësimin e dëftesave. 

Në anën tjetër, edhe nxënësit e kësaj shkolle janë shumë të revoltuar nga ana e notimin ekstern  si dhe nga ana e defekteve të mëdha teknike gjatë  testimin ekstern. 
“Shpresojmë dhe presim dita ditës që problemi i notimit të evitohet dhe me këtë edhe kujdestarët të kryejnë obligimet e tyre administrative, theksoi Lleshi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button