Miliarderi Subrata Roy vjen përsëri në Ohër, më 11 korrik

Përfaqësues të afaristit kontrovers indian Subrata Roy, kanë qëndruar sot në Ohër dhe kanë zhvilluar një takim me kryetarin  Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski, të cilin e kanë informuar se i pari i kompanisë së tyre do të qëndrojë në Ohër, më 11 dhe 12 korrik, ku pritet të takohet me Kryeministrin Gruevski, si dhe me ministrat e Transportit dhe të Mjedisit dhe  Planifikimit hapësinor dhe ambasadorët e SHBA dhe të Anglisë, ndërkohë që studio Atkins nga Londra po punon për  hartimin projektit ideor të kompleksit turistik, raportojnë mediat  në gjuhën maqedonase.

“Sot u informova se kërkesa e tyre është që t’u sigurohet edhe një sipërfaqe shtesë prej 17 hektarësh për strehimin e personelit, i cili do të punojë për ndërtimin e kompleksit”, ka deklaruar kryetari i komun ës së Ohrit, i cili ka shtuar se duhet të pranohet fakti që Ohrit i takojnë hotelet luksoze.

Mediat në gjuhën maqedonase kanë raportuar se projekti parasheh ndërtimin e  një kompleksi turistik në fshatin Lubanishtë të Ohrit, në një sipërfaqe prej 240 km katrorësh, i cili do të përbëhet nga hotele tejet luksoze, objekte banimi dhe rekreative, kazino etj, të gjitha këto sipas standardeve ndërkombëtare, duke e bërë kompleksin një nga 10 komplekset  turistike më luksoze të botës.

Mirëpo, ka patur dyshime në lidhje me fuqinë financiare të afaristit indian, madje janë ngritur pretendime se ai mund të jetë mashtrues.

Lajme të ngjashme

Back to top button