Tetovë, 4 protestues dhe 6 polic kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Gjatë protestës së sotme në Tetovë, pas përleshjes së protestuesve dhe policisë në udhëkryqin te rruga Ilindenska , janë lënduar gjithsejtë 10 persona, prej të cilëve 4 protestues dhe 6 polic.

Zëdhënësi i policisë, Marrjan Josifovski, konfirmon për Portalb se nga radhët e saja  ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 policë, të cilët janë ankuar kryesisht për dëmtim të ekstremiteteve.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, thotë për Portalb se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 4 protestues dhe 6 policë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë lëshuar për në shtëpi.

Vetëm njëri pjesëtarë i policisë është ndalur për ekzaminim pak më gjatë , dhe sipas Florin Besimit, pasi kanë përfundojnë analizat është lëshuar në shtëpi.

Policia sot në Tetovë ka mbrojtur selinë e VMRO-DPMNE-së dhe gjykatën e Tetovës, krahas fortifikimit të madh të selisë qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël nga Policia e Maqedonisë. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë theksuan se deri në përfundim të protestave nuk ka pasur asnjë protestues të arrestuar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ku jane KERCOVARET.!? A SHIHNI OR MILET SHQOPTARE , SE SI ATA JANE PER NJERIUN E VET(ALI)
    DHE HIQ SI KERCET PER SHQIPTARET TJERE SE SI VUAJNE!!! EDHE NE LUFTEN E 2001 ATA ISHIN PREZANTUAR VETEM ME 1 LUFTETARE !!!

Back to top button