FILA përmirëson gabimin, Sejfullahu i treti në Evropë

Sot për mundjen e Maqedonisë ka ardhur një lajm i mirë që në orët e para të mëngjesit, pasi që me vendim të Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (FILA), mundësi i KM Liria, Elmedin Sejfullahu, është shpallur fitues i medaljes së bronzit në Evropianin për kadet, i cili në muajin maj u zhvillua në Samokov të Bullgarisë.
FILA ka pezulluar rezultatin e fundit në këtë turne, në peshat deri me 46 kg, kur Sejfullahu u ndal në vendin e 5-të, pasi humbi sfidën me mundësin nga Azarbejxhani, Elvin Namazov, i cili mbylli garat në vendin e dytë.
Nënkryetari i Federatës së Mundjes së Maqedonisë, Betim Vrenezi ka njoftuar për “Portalb”, se ka marrë telefonatë nga zyrtarë të lartë të FILA-s, të cilët kanë konfirmuar se mundësi i Azerbajxhanit ka qenë me dokumentacion të falsifikuar dhe i dopinguar.
“Deshi Zoti dhe e kthyem medaljen e bronzët, pasi që mundësi nga Azerbajxhani është zënë me dokumente të falsifikuara dhe me substanca të ndaluara, pikërisht për këtë i është marrë medalja, kështu që Elmedin Sejfullahi del i treti në Kampionatin Evropian. Urime KM Liria, urime shqiptar kjo është Liria e cila ka qenë e shuar për shumë vite dhe tani po tregon se si duhet punuar e arritur rezultate. Dy vite me radhë kemi marrë medalje evropiane dhe medalje ari nga Lojërat Mesdhetare”, ka përfunduar në deklaratën e tij Betim Vrenezi.
FILA kështu ka përmirësuar këtë padrejtësi, duke i dhënë vendin e tretë Elmedin Sejfullahut, i cili përsëriti suksesin e vitit 2013, kur në Bar të Malit të Zi, u ndal në vendin e tretë, po në garat evropiane. / Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Fila e permison gabimin ..permisoni edhe ju se ELMEDIN SEJFULLAHU
    nuk esht aj me te KALTERT. POR ME TE KUQE.. JU PERSHENDES

Back to top button