Filloi rikonstruimi i rrugës nga ura e Lumit Vardar deri te Xhamia e Rinisë në Lagjen Banjeshnicë

Filloi rregullimi i një prej rrugëve shumë të rëndësishme dhe mjaftë frekuentuese e cila lidh Gostivarin me lagjet Banjeshnica, Lajthia, lagjet tjera të kësaj ane dhe me fshatrat e Malësisë së Gostivarit.

Për të parë punët nga afër, në terren dolën Shefi i Kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani dhe Përgjegjësi i Sektorit të Urbanizmit, Jeton Salija. 

“Projekti parasheh rregullimin e trotuareve në të dyja anët e rrugës si dhe riasfaltimin e rrugës, nga Ura e Lumit Vardar deri te Xhamia e Rinisë. Investitor i projektit është komuna e Gostivarit dhe vlera e këtij projekti arrin shumën afër 3 milion deanr”, tha Shefi i Kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta, Bashkim Hasani. 

Fillimisht do të rregullohen trotuaret me gjatësi 500 metra, ku do të shtrohen 720 metra katror pllaka bekatoni. 

Pas përfundimit të trotuareve, do të hiqet komplet asfalti i vjetër dhe do të shtrohet asfalt i ri. Gjatësi e rrugës është 240 metra, kurse gjerësia 8 metra. 

Realizues i punëve është Kompania “Pellagonia”.

Lajme të ngjashme

Back to top button