Institucionet qeveritare shkruajnë raport për paratë e harxhuara në reklama

Shumica e institucioneve kompetente punojnë në përgatitjen e raportit përfundimtar për reklamat qeveritare të cilat duhet të “udhëtojnë” për në Bruksel, raporton Plusinfo nga të dhënat e Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE).

Muajin e kaluar në konferencën përkushtuar lirisë së mediumeve në Ballkan, zëvendës kryeministri Fatmir Besimi, deklaroi se Maqedonia do të dorëzojë raport deri te Komisioni Evropian për reklamat qeveritare të cilat kanë qenë të emituara viteve të kaluara në shumë mediume, por edhe për përmbajtjen e tyre. 

“Në pajtim me masat e përcaktuara për adresim të prioriteteve në kuadër të Dialogut në nivel të lartë, në lirinë e të shprehurit dhe mediumeve, është parasikuar që te Komisioni Evropian në mënyrë të rregullt të dorëzohen informacionet për shumën që institucionet qeveritare e kanë alokuar për reklamim në mediumet elektronike dhe të shtypura, por gjithashtu edhe për temat që kanë të bëjnë për materialet reklamuese.Këto informacione në mënyrë të vazhdueshme përgatiten nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional ku janë të kyçura të gjitha institucionet kompetente”, thonë nga SÇE.

Raporti që duhet të dorëzohet në Komisionin Evropian do të përmbajë listë për të gjitha reklamat. Në publik kritikat janë edhe më të zëshme se “kulaçin reklamues”, qeveria nuk e ka ndarë me të gjitha mediumet në mënyrë transparente, ndërsa me injeksionin financiar, e fut dorën e saj në lirinë e mediumeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button