Tahir Hani: IPA Projektet, në proces bashkëpunimi me Kosovën

Ambasadori i pranisë Evropiane në Maqedoni, Aivo Orav, Ministri i Pushtetit Vendor, Tahir Hani, kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe Konstatinos Kristodulu, kordinatori për Greqinë, kanë marrë pjesë në aktivitetin për shpalljen e tretë të IPA-Fondeve për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë,i cili u organizua në Strugë.

Ambasadori Orav dhe koordinatori i IPA fondeve për Greqinë theksuan efektshmërinë dhe të arriturat e realizuara nëpërmjet këtij fondi, duke theksuar se Maqedonia me rreth 18 milionë euro, të thithura nga ky projekt, kanë arritur të realizojnë një sërë projektesh.

Tahir Hani, Ministër i Pushtetit Vendor, gjithashtu ka vlerësuar lart ecurinë e këtij programi, duke theksuar se mjetet e thithura janë shfrytëzuar maksimalisht, në dobi të bashkëpunimit ndërkufitar midis vendeve fqinje.

“Vlerësimi im është pozitiv, sepse në maksimum i kemi shfrytëzuar mjetet nga programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë, me të gjitha vendet fqinje, ndërkohë që është në proces shpallja për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën, ku gjithashtu subjektet e ndryshme kanë mundësi të shfrytëzojnë një sasi të konsiderueshme të mjeteve nga ky progarm ”theksoi Hani.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, ndërkaq e ka quajtur sprovë, thirrjen e tretë, të këtij programi, sepse sipas tij, tek njerëzit  është krijuar bindja që Struga është lënë në harresë, kur bëhet fjalë për  këtë proces.

“Me keqardhje konstatoj që për rajonin e Strugës ,efektet e këtij programi janë ndierë shumë pak ose aspak megjithëse Struga është rajon me resurse natyrore dhe njerëzore, potenciale të cilat mund të japin kontributin e tyre në ndërtimin e politikave afatgjate në fushat prioritare si zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik,lehtësimi i marrdhënieve ndërkufitare zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojta e shëndetit”theksoi Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button