Pa asnjë problem po hiqen verandat e metalta nga rrjedha e Drinit

Qytetarët, por edhe mediat e shumta kanë ndjekur me vëmendje rrjedhën e aksionit për lirimin e hapësirave publike në rrjedhën e Drinit të Zi, të paralajmëruar nga kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, i cili ka rrjedhur pa asnjë probleme.

Sot ishte  afati i fundit, që Komuna e Strugës u kishte dhënë subjekteve të ndryshme të cilët kishin ngritur verandat e  tyre prej metali në rrjedhën e Drinit të Zi, që t’i heqin ato, në përputhje me vendimin e Komunës për lirimin e hapësirave publike.

Ditën e djeshme, një pjesë e këtyre subjekteve i ka hequr vetë verandat e metalta apo edhe objektet e tjera. Aksioni, në fjalë ndërkaq ishte premtim parazgjedhor i kryetarit të Komunës së Strugës, i cili ishte zotuar se do të lirojë këto hapësira në 100 ditëshin e parë të drejtimit të tij me Komunën.

Lajme të ngjashme

Back to top button