Oferta zyrtare dhe emaili që Hajvalia i dërgoi Liverpoolit për Suarezin (FOTO)
Skuadra prishtinase e Hajvalisë ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit për huazimin e Luis Suarez.
Klubi i këngëtarit, Meda, dërgoi ofertën duke përdorur email-in e klubit, [email protected], që për një klub si Liverpooli ështe tejet jo-profesionale.
Në ‘subject’ të email-it, krerët e Hajvalisë shkruan: Ofertë për huazimin e Luis Suarez, teksa brenda paraqiten ofertën e tyre solide për uruguaianin: 30 mijë euro për Liverpoolin dhe 1500 çdo muaj për lojtarin.
Krerët e Hajvalisë ia bënë të qartë atyre të Liverpoolit se ky është maksimumi që klubi mund të ofrojë, marrë parasysh gjendjen financiare në Kosovë./ Gazeta Express