Reagim i Buçkovskit ndaj dënimit të tij me burg

Për ish-kryeministrin, Vllado Buçkovski, vendimi i sotëm i gjykatës për rastin “pjesët e tankeve”, për të cilin është dënuar me 3 vjet burg, është edhe një dëshmi se gjykatësit u bëjnë lajka autoriteteve dhe pushtetit.

“Ky vendim është skandaloz, qe 6 vjet bëjmë luftë për këtë rast. Edhe Gjykata e apelit kur e anuloi vendimin e shkallës së parë, dha udhëzime, që në përkthim nënkuptonin vendim për lirim nga përgjegjësia. Më vjen keq që gjykatësja nuk kishte guxim, nuk ka asnjë dëshmi, që do të mund  ta shfrytëzonte në favor të vendimit të saj. Është e qartë se vazhdon tendenca që gjykatësit t’u bëjnë lajka autoriteteve dhe pushtetit. Unë jam i bindur se ky vendim do të anulohet nga Gjykata e apelit”, tha Vllado Buçkovski në reagimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button