Sulejman efendi Rexhepi: lindni sa më shumë fëmijë

Kryetari i BFI Sulejman efendi Rexhepi bëri apel që myslimanet të jenë të bashkuar dhe sa më shumë të shtohen në numër, duke apeluar për rritjen e natalitetit.

Me rastin e përurimit të xhamisë së Gam Gam, në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së Sulejman efendi Rexhepi para të pranishmëve dhe për mbarë opinionin e gjerë theksoi se: “ Xhamitë janë institucione ku ndërtohen vlerat shoqërore dhe se ne si popull jemi edukuar nga këto objekte fetare të cilat gjithnjë kanë ndihmuar të mbrojmë gjenezën tonë dhe gjithë atë që e lidhin shpirtin fetar me popullin tonë, transmeton TV KOHA.

Është mirë të dini se BFI me trembëdhjetë shtyllat e veta që i ka, me trembëdhjetë Myftinitë e saj do të bëjmë çmos të ndërtojmë strategji për stimulimin e lindjes në mesin tonë të të gjithë myslimanëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ngase ne si BFI jemi institucion multietnik. Mes tjerash bëri apel që myslimanët të jenë të bashkuar dhe sa më shumë të shtohen në numër, duke apeluar për rritjen e natalitetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button