U ndriçua ura në rrjedhën e Drinit të Zi në Strugë (FOTO)

Është përuruar, mbrëmë në mënyrë solemne ndriçimi i  urës në rrjedhën e Drinit të Zi në Strugë, projekt ky i ideuar nga inxhinier Bledar Xhila dhe realizuar nga Ndërmarrja Private “Texhi”.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela ka përuruar ndriçimin e urës, ndërsa në fjalën e tij me këtë rast tha se ky është vetëm fillimi i ndriçimit të rrjedhës së Drinit, sepse  brenda vitit do të ndriçohet ajo do të ndriçohet deri në dalje të Strugës.

 Sela tha se brenda këtyre tre muajve janë bërë shumë punë në dobi të ndryshimit të Strugës për të mirë, por ai u shpreh i pakënaqur nga qëndrimi që mban qeveria ndaj Komunës së Strugës.

.‘’Në këtë tre mujor na janë marr treqind mijë euro nga buxheti, ndërsa Ohrit, imagjinoni absurdin, i janë dhënë tre milion euro nga ky buxhet,për një borxh të përbashkët të  Ohrit dhe Strugës. Kjo sonte është dëshmia më e mirë se sado që të përpiqen të na pengojnë  ne të gjithëve  si ekip, që Strugën ta shndërrojmë në një qytet të bukur dhe atraktiv për turizmin, ata nuk do t’i arrijnë, sepse  ne do të dimë edhe me iniciativat tona Strugën ta bëjmë të bukur dhe tërheqëse për turizmin”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button