Takohen Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama mbërriti në Zagreb për të marrë pjesë në ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian. Gjatë qëndrimit në Zagreb Rama është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Foton e takimit Rama ka zgjedhur ta postojë në profilin e tij në rrjetin social Twitter, transmeton TCH. Kryeministri Thaçi ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. 

Rama nga ana e tij ka uruar kryeministrin Thaçi për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Të dy liderët vlerësuan se integrimi europian, nën shembullin e Kroacisë është e vetmja rrugë për rajonin. 

Kroacia përfundon rrugën e gjatë të anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Europian më 1 korrik. Që nga kjo datë kroatët janë vendi i 28 që i bashkohen Brukselit.

Lajme të ngjashme

Back to top button