Ali Ahmeti uron tre liderët shqiptar

Kryetari i BDI-së përmes tre telegrameve ka përgëzuar liderët shqiptarë në Tiranë për zgjedhjet e 23 Qershorit. 

Ahmeti ka uruar kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së, Iliria Meta për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. 

“Qytetarët e Shqipërisë vendosën t’ju besojnë drejtimin e vendit në katër vitet e ardhshme dhe ky vullnet i sovranit njëkohësisht paraqet edhe një përgjegjësi të madhe për Ju dhe për bashkëpunëtorët tuaj, ndërsa unë dua që t’ju siguroj që në këto përpjekje tuaja, ju do të gjeni partner të devotshëm tek BDI dhe tek unë. Duke ju uruar qeverisje të suksesshme dhe realizim të programit zgjedhor, ju shpreh konsideratat e mia bashkë me gatishmërinë për të bashkëpunuar drejt realizimit të proekteve të përbashkëta që do të përafrojnë edhe më tepër qytetarët tanëdhe do të kontribuojnë për një rajon të sigurtë, stabil dhe në paqë të qëndrueshme, me perspektivë ekonomike si dhe të integruar plotësisht në strukturat Euroatlantike”, thuhet në mesazhin drejtuar Ramës. 

Një mesazh urimi i është dërguar edhe liderit të LSI, Ilir Meta. 

“Pikërisht në këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim doli edhe më e fortë dhe më e konsoliduar, por ky sukses nuk është i rastësishëm dhe paraqet një vlerësim të popullit shqiptar për kontributin tuaj ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët në rajon. Unë jam njohur me lidershipin e LSI në kohëra shumë të vështira, kur luftonim për lirinë dhe kërkonim mbështetje për lëvizjen çlirimtare, andaj dhe  jam i sigurt që kontributi juaj për një Shqipëri Europiane nuk  do të mungoj ashtu siç nuk  do të mungoj  as  bashkëpunimi  jonë i ndërsjellë që gjithëmonë ka korrur  fitore  për shqiptarët”, thekson Ahmeti.

Në mesazh përgëzimi ka mbërritur edhe në adresë të Sali Berishës, për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e procesit në përgjithësi.

“Dua gjithashtu të shfrytëzoj rastin që t’ju shpreh mirënjohjen timë përgatishmërinë dhe përkushtimin tuaj për bashkëpunimintonë të shkëlqyer ndër vite me qëllim të realizimit të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. 

Në veçanti dua të theksoj mirënjohjen time për pjesëmarrjen tuaj në manifestimin qëndror për shënimin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit në Shkup si dhe në nismën e shënimit zyrtar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe të Ditës së Flamurit Kombëtar poashtu në Shkup, si dy përvjetore të jashtëzakonshme për kombin shqiptar”, thekson Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button