Jetesa në çift, zvogëlon stresin e punës

Jetesa në çift zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme stresin, sidomos në punë. Ky rezultat ka ardhur sipas një studimi amerikan të kohëve të fundit të kryer nga Universiteti Chikago dhe Northwestern.

Sipas studiuesve kjo shpjegohet me faktin se martesa dhe jeta në çift, ndonjëherë stresuese, lehtëson menaxhimin e faktorëve të tjerë të stresit. Prej kohësh kompanitë kanë qenë të interesuar për pyetjen sesi mund të reduktonin stresin e punonjësve të tyre. Hulumtuesit amerikanë kanë gjetur një zgjidhje për këtë problem: Të jetosh në çift.

Për realizimin e këtij studimi janë përfshirë 500 studentë në një test të stresit përballë vendimeve ekonomike, duke iu shpjeguar se rezultatet mund të ndikonin seriozisht në karrierën e tyre të ardhshme, shkruan Civitas. Nga këta studentë, 40% e meshkujve dhe 53% e festave ishin të martuar ose jetonin me një partner. Mostrat e pështymës u analizuan para dhe pas testit për të matur nivelet e hormoneve të stresit.

Nga ky studim i gjerë u arrit në përfundimin se burrat dhe gratë e vetme, kishin një nivel të stresit më të lartë se ata që jetonin në çift.

Lajme të ngjashme

Back to top button