Rama: Do e ftoj edhe Berishën në festën e PS-së

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka deklaruar se fitoren e 23 qershorit nuk e sheh si një triumf personal, por si një përgjegjësi të madhe për të ndryshuar një model qeverisje.

Rama deklaroi se në festën e 23-vjetorit të krijimit të PS-së, do të ftohet dhe Kryeministri aktual, Sali Berisha bashkë me krerët e partive të tjera që do të jenë në opozitë katër vitet e ardhshme.

Këto deklaratat ai i ka bërë në emisionin “Top Story”, ku ka ai foli për herë të parë gjerësisht me “mantelin” e kryeministrit, duke komentuar çështjet më aktuale, nga komenti për kryeministrin në largim Berisha, për votën plebishitare të shqiptarëve dhe më e rëndësishmja, për atë që do të ndodhë duke filluar nga nesër.

Lajme të ngjashme

Back to top button