Arrestohet shtetasi nga Shqipëria për vjedhje në Tetovë
Shtetasi shqiptarë H.M (39) është kapur dhe arrestuar në policinë e Tetovës pasi ka vjedhur një zinxhir ari nga qafa e D.R (61) nga Tetova, informon zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski.
Sipas policisë, shtetasi nga Shqipëria pas shpine i është afruar gruas nga Tetova dhe me shpejtësi j ka këputur zinxhirin nga qafa, pas çka ka filluar të ikë nga tregu i gjelbër por shumë shpejtë është kapur. Zinxhiri I është marr dhe I është kthyer gruas.
Nga policia informojnë se vjedhësi me vete nuk posedon dokumente.