1400 pensionist në shtator shkojnë falas në banjë

1400 pensionist gjatë shtatorit dhe tetorit edhe këtë vit do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të banjës falas.

Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, gjatë takimit me anëtarët e Lidhjes së pensionistëve.

“Pensionistët janë njerëzit të cilët morën pjesë në ndërtimin e këtij shteti dhe ne, si gjeneratë më e re u kemi borxh respekt dhe përkushtim në drejtim të realizimit të kërkesave të tyre dhe nevojave”, deklaroi Spasov pas takimit.

MPPS, sipas Spasovit, foli edhe për planet dhe projektet të cilat do ti realizojnë gjatë periudhës së ardhshme. 

‘Do të rishikohen mundësitë për sigurimin e qendrave për qëndrim ditor të pensionistëve dhe për lojërat e ardhshme verore të pensionistëve që duhet të mbahen në shtator’ tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button