Revizioni ka publikuar disa parregullsi që i ka gjetur te Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor
Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar gjetjet e revizionit të kryer në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, duke theksuar që parregullsitë e mëhershme nuk janë shmangur akoma, transmeton Portalb.mk.
“Revizorët konstatuar që edhe në vitin 2021 nuk është tejkaluar gjendja e konstatuar nga vitet e kaluara, për çka revizorët në vazhdimësi kanë njoftuar”, theksojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Në publikimin e Entit, theksohet që ka rezerva në lidhje me vërtetësinë e raporteve financiare, si dhe harmonizimin e transaksioneve financiare me rregulloret në fuqi.
Revizioni ka numëruar disa nga parregullsi, si mangësia në ruajtjen dhe arkivimin e të dhënave në regjistër, vonesa e institucioneve përgjegjëse për dorëzimin e informacioneve, pamundësia për të mbuluar shpenzimet me të ardhurat e këtij institucioni.
“Rritja e të ardhurave, nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e deficitit për pagesën e benefiteve sociale në vitin 2021, ashtu që Buxheti ka marrë pjesë me 37.5 % në të ardhurat e përgjithshme të Fondit”, deklaroi Revizioni, duke theksuar që të ardhurat e këtij viti ishin 81 miliardë denarë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nga buxheti i vitit 2021 ka shpenzuar 30.5 miliardë denarë për të ndihmuar funksionimin e Fondit.
“Rritja e të ardhurave në vitin 2021 edhe më tutje nuk i mbuloi shpenzimet për benefitet sociale të cilat gjithashtu shënojnë rritje nga viti në vit”, konstatoi Revizioni, duke shtuar që në këtë dekadë, vetëm në vitin 2011 Qeveria ka kontribuar vetëm me 35.7 % në shpenzimet e Fondit, ndërsa në vitet tjera kjo përqindje është rritur, ashtu që në vitin 2017 ka arritur në 43.6 %.