10 rregulla për të qenë në formën e duhur në verë

Verë, kohë pushimesh, det dhe bikini … Duhet të jemi në formë perfekte, përsa i përket fizikut. Për këtë disa i nënshtrohen dietave, duke vënë trupin dhe mendjen në stres të madh.

Ushqimi i paket bën keq, duke ndjekur një regjim jo të balancuar, madje shumë të paekuilibruar, mund të sjelle pasoja të dëmshme për fizikun tonë, qe provokohet dhe nga nxehtësia. Pra, kujdes, se çfarë hamë. Ja disa këshilla nga një shoqatë italianë (AIGO)!

Thoni JO dietave drastike
Duam të biem disa kile? Ta bëjmë në mënyrë të duhur dhe inteligjente, por duke kërkuar ndihmën e një specialistë dhe jo nga mendja jonë. Parulla për këtë duhet të jetë ‘ekuilibër’, çdo dreke apo darke duhet të këtë karbohidrate, proteina, fibra dhe pak yndyra.

Pini shumë ujë
Lëngjet janë gjithmonë thelbësore, sidomos në një periudhe tejet të thatë duhet të konsumojmë shumë të tilla. Duhet të pimë patjetër të paktën dy litra ujë në ditë. Me lagështinë e lartë në ajër, djersa nuk thahet shpejt dhe trupi nuk çliron nxehtësinë në mënyrë efikase. Pra, duhet të pimë ujë dhe pse nuk jemi të etur.

Jo yndyrave
Themi jo yndyra, sepse bëjnë qe trupi të prodhoje nxehtësi. Duhet të ushqehemi me ushqime të lehta dhe të pasura me fibra. Duhet të evitojmë sallamet, të skuqurat, etj.

Pak kafe
Është një nga pijet më të konsumuara në botë por në vere duhet ta kufizojmë. Duhet t’i eliminojmë takimet e shpeshta për kafe, kështu do të marrim më pak kafeinë dhe më pak sheqerna. Duhet t’i themi jo dhe pijeve të gazuara, sepse kanë dhe konservanse dhe ngjyrues.

Pak alkool
I njëjti muhabet me alkoolin. Por në periudhën e verës është mire ta evitoni tërësisht. Ju lejohet të pini një gotë vere në dreke dhe një gjatë darkës, por jo më shumë.

Fruta pafund
Nëse jemi të uritur le të mjaftohemi me një frut. Duhet të hamë shumë, mbase mund të bëjmë sallatë frutash, për të konsumuar me shije. Edhe frutat e thata janë shumë të mira, por pa e ekzagjeruar. Tre apo katër bajame në ditë mjaftojnë.

Jo sheqernave
Duhet të përpiqemi të mos marrim shumë sheqer, më mire të mjaftohemi me sheqerin natyral qe gjendet tek frutat. Një paralajmërim për ata qe kanë probleme me peshën apo me yndyrat, mos i kaloni 400 gramë fruta në ditë.

Mbani larg kripen
Ky është një rregull qe duhet të jetë në konsideratën e të gjithëve. Evitojini në mënyrë absolutë ushqimet e kripura, më mire pak e saktë. E njëjta gjë vlen për të skuqurat, qe janë të shijshme por shumë të rrezikshme prej yndyrave.

Kujdes higjienën e duarve
Nëse prekni shumë fruta dhe perime duhet të jeni shumë të kujdesshëm për higjienën e duarve. Më mire t’i lani shpesh se pak, në sezonin e verës gjithmonë shtohen infeksionet nga ushqimet, qe janë tejet të rrezikshme.

Lëvizja
Aktiviteti fizik është thelbësor, duhet praktikuar të paktën 3-5 here në jave, me një intensitet të moderuar (ecje të shpejtë, biçikletë, not) për të paktën 30-60 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button