Aksident në Shkup, rrokulliset minibusi me punëtorë brenda (FOTO)

Sot në mëngjes në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku para ndërtesës së “Nova Makedonija”. Në aksident janë përplasur automobili “Golf” me targa të Shkupit dhe një minibus. Nga përplasja është rrokullisur minibusi në të cilin kanë qenë katër punëtorët e ndërmarrjes “Granit”.

Në automjetin “Golf”, i drejtuar nga M.I. (25) ka qenë edhe bashkëudhëtari i tij N.A. (22), dy nga Shkupi, dhe të cilëve për shkak të lëndimeve, u është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën urgjente.

Me furgonin ka drejtuar A.J. (54) nga Shkup. Nuk ka të lënduar rëndë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button