Hill: Maqedonia le të hap sytë, SHBA e humb interesin për të

Ambasadori i parë amerikan në Maqedoni, Kristofer Hill, në prag të vizitës së kryeministrit grek Andonis Samaras në Uashington, vlerëson se SHBA-ja ka bërë hap prapa dhe kanë humbur një pjesë të interesit për zgjidhjen e kontestit për emrin dhe se nevojitet që Maqedonia t’i dyfishojë përpjekjet diplomatike të orientuar ndaj Uashingtonit dhe Brukselit.

“Përshtypja ime, dhe të nënvizoj, kjo është përshtypje, e jo diçka e mbështetur me njohje të mirë të fakteve, është, siç thuani, se SHBA-ja ka bërë një hap prapa dhe vlerëson se kushtet nuk janë këtu që të gjendet zgjidhje për kontestin.

Nëse kam të drejtë në këtë përshtypje, mendoj se është me rëndësi që Maqedonia sërish privatisht të dërgojë sinjal deri te SHBA-ja se është e gatshme të tentojë të zgjidhet kjo.
Të tregohet se ekziston fleksibilitet. Kuptoj se kjo është shumë vështirë, pasi flasim të ndërrrohet ose të mos ndërrohet emri, por qytetarët e Maqedonisë duhet të tregojnë se ata janë të mençurit”, thotë Hill në bisedë telefonike për MIA.

Hill, i cili tani është dekan në Fakultetin për studime ndërkombëtare në Universitetin  në Denver, thotë se personalisht nuk është angazhuar në çështjen rreth emrit, por se mbetet çdoherë i gatshëm të ndihmojë që të tejkalohet ky kontest mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Për ftesën për takim me kryeministrin grek, Andonis Samaras, Hill thotë se reagimi në Greqi i ftesave të hapura për takime mund të jetë në kundërshtim me atë të dëshiruar.
“Mendoj se Maqedonia mund të ketë biseda private me grekët, të cilat nuk do të publikohen në opinion, ndërsa ftesat publike kanë gjasa të vogla të jenë mirë të pranuara nga pala tjetër.
Këto punë duhet ekstremisht mirë të përgatiten privatisht”, thotë Hill.

“Qeveria e Maqedonisë të bëjë gjithçka që të mund në mënyrë diplomatike, të jetë aktive, t’i bind BE-në, SHBA-në dhe faktorët tjerë se është subjekt i matur dhe fleksibil në kontestin. Si në baskeboll, në NBA, aty vlen rregulla se nëse je i vogël, atëherë duhesh të jesh i shpejtë. Maqedonia duhet të jetë shumë aktive në aspektin diplomatik dhe të ketë më shumë miqë në BE”, thotë Hill. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button