USHT, promovohet numri i dytë i Revistës “Justicia”

Fakulteti Juridik i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), sot e promovoi numrin e dytë të Revistës shkencore “Justicia”. Në këtë promovim ishin të pranishëm, Rektori i USHT-së,  Vullnet Ameti, prokurorë, gjyqtarë, stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik.

Të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtua Dekani i Fakultetit Juridik, Mersim Maksuti, i cili vlerësoi se numri i dytë i Revistës shkencore ,”Justicia” vjen mjaftë i përgatitur dhe më i plotësuar për sa i përket nivelit shkencor.

“Ne sot e promovojmë numrin e dytë të revistës , “Justicia” në Fakultetin Juridik dhe kjo është një dëshmi tjetër, pas një sërë aktivitetesh të tjera që ka organizuar Fakulteti Juridik, dhe me këtë synojmë që institucionin tonë ta shndërrojmë në një universitet modern dhe konkurrues me të gjitha universitetet tjera të rajonit.

Ky numër që po del tani është numër më i konsoliduar, sepse për këtë numër është punuar gati një vit dhe vlerësoj se edhe në aspektin e redaktimit, por edhe atë të lekturës, dëshmon se është një numër me nivel më të lartë shkencor dhe kjo ka ardhur si rezultat i vërejtjeve që i bëri Rektori Vullnet Ameti për ta përmirësuar cilësinë e revistës ,,Justicia” në nivelin më të lartë dhe të gjitha ato vërejtje në këtë numër i kemi kurorëzuar në mënyrën më të mirë.

Andaj shfrytëzoj rastin që në emër të Fakultetit Juridik ta falënderoj Rektorin tonë të respektuar, Vullnet Ameti, i cili me punën e tij po e shndërron universitetin tonë çdo ditë e më shumë në një universitet të mirëfilltë akademik dhe shkencor”, tha  Mersim Maksuti, dekani i Fakultetit Juridik. Rreth mënyrës së punës dhe aspektit metodologjik shkencor të Revistës “Justicia” foli Afet Mamuti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button