Lokvenec nuk tha se do të ndërtohet hekurudhë nga Shkupi deri në aeroportin e Ohrit

Në një intervistë për portalin Lokalno, Lokvenec thotë se në të ardhmen do të mund të arrihet me tren në dy aeroportet, por jo se aeroportet e dy qyteteve – Shkupit dhe Ohrit – do të lidhen me hekurudhë. Domethënë është planifikuar të ketë një linjë hekurudhore që do të lidhë Ohrin me aeroportin e Ohrit dhe Shkupin me aeroportin e Shkupit. Dhe jo se mes këtyre dy qyteteve do të ketë një tren dhe një linjë hekurudhore, shkruan Vërtetmatësi.

Në një postim në Facebook thuhet se drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura, Hari Lokvenec, ka thënë se do të ndërtohet një hekurudhë që do të lidhë aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Kjo nuk është e vërtetë, Lokvenec nuk e ka thënë një gjë të tillë.

Hari Lokvenec thotë se do të ndërtohet një hekurudhë nga aeroporti i Shkupit deri në aeroportin e Ohrit. Ah bre, Harry mashtrues, mjaft me gënjeshtra.

Në postimin në Facebook që është objekt i këtij shqyrtimi thuhet se drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura ka deklaruar se do të ketë një tren që do të qarkullojë ndërmjet dy aeroporteve komerciale që ka Maqedonia – aeroportit në kryeqytetin Shkup dhe atij në Ohër.

Por Lokvenec nuk ka deklaruar asnjëherë diçka të tillë. Është e vërtetë se në një intervistë për portalin Lokal ai thotë se në të ardhmen do të mund të arrihet me tren në dy aeroportet, por jo se aeroportet e dy qyteteve do të lidhen me njëri-tjetrin me hekurudhë.

Gjegjësisht, lidhja e aeroporteve do të jetë me qytetet pranë të cilave ndodhen aeroportet. Pra, është planifikuar të ketë një linjë hekurudhore që do të lidhë Ohrin me aeroportin e Ohrit dhe Shkupin me aeroportin e Shkupit. Dhe jo se mes këtyre dy qyteteve do të ketë një tren dhe një linjë hekurudhore.

Në pyetjen “Kur dhe nëse mund të presim transport plotësisht funksional hekurudhor dhe lidhje maksimale të rajoneve në vend?”, Lokvenec në intervistën për portalin Lokalno liston disa projekte për realizimin e Hekurudhave të Maqedonisë – Infrastruktura, disa të filluara e disa të planifikuara për të ardhmen. Në kuadër të atyre projekteve ai përmend edhe lidhjen e dy aeroporteve me qytetet më të afërta, përkatësisht aeroportin e Ohrit me Ohrin dhe aeroportin e Shkupit me Shkupin.

Si NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura, jemi të fokusuar në realizimin e krahut lindor të paralajmëruar prej kohësh të Korridorit VIII drejt Republikës së Bullgarisë dhe përgatitjen përfundimtare të dokumentacionit për krahun perëndimor drejt Republikës së Shqipërisë. Ky projekt gjithashtu planifikon të lidhë Ohrin dhe Aeroportin e Ohrit. Gjithashtu, për hir të lidhjes hekurudhore rajonale më të madhe të vendit, është duke u konsideruar lidhja e korridoreve Xd dhe VIII. Përkatësisht, nga stacioni hekurudhor Bakarno Gumno, i cili gjendet në mes të Prilepit dhe Manastirit, aktualisht ka një pistë industriale për në Sopotnicë, në drejtim të Demir Hisarit. Ka ende një pjesë të vogël që duhet të ndërtohet për t’u lidhur me Korridorin VIII, në shtrirjen ndërmjet Kërçovës dhe Trebenishtës. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është lidhja e Aeroportit të Shkupit. Afati kohor i parashikuar për përfundimin e krahut lindor të Korridorit XIII, i koordinuar me kolegët tanë bullgarë, është fundi i vitit 2027, ndërsa krahu perëndimor drejt Republikës së Shqipërisë duhet të përfundojë deri në fund të kësaj dekade, thotë Lokvenec.

Ndërtimi i linjës hekurudhore deri në aeroportin e Shkupit është përfshirë në Strategjinë Kombëtare të Transportit të vendit për periudhën 2018-2030, por edhe në programin e punës së qeverisë për periudhën 2020-2024.

Sipas të dhënave të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Transportit për periudhën 2018-2030, parashikohet që futja e trenit të aeroportit të kushtojë 30 milionë euro. Këto mjete do të nevojiteshin për ndërtimin e hekurudhës deri në vetë aeroportin, një stacion hekurudhor afër ndërtesës së aeroportit, si dhe për blerjen e trenave të rinj për të ruajtur lidhjen me qendrën e Shkupit.

Ajo që thotë Lokvenec në intervistë dhe ajo që pretendohet në Facebook janë dy gjëra të ndryshme. Duke qenë se ai asnjëherë nuk ka deklaruar se dy aeroportet do të lidhen me hekurudhë, ne e vlerësojmë këtë njoftim si të pavërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button