Oda e Mjekëve në RMV vendosi që mjekut i cili publikoi video në TikTok t’i merret licenca e punës

Përkohësisht do t’i merret licenca për punë për shtat vjet – kështu u dënua anesteziologu nga Tetova, i cili para disa ditëve në TikTok publikoi incizime të pacientëve nga reparti i gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Vendim u shqiptua nga kryetarja e Dhomës së Mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova.

“Sipas rregullativave, anëtarët e Gjykatës së Nderit kanë të drejtat ligjore të ndërmarrin ndaj mjekëve që kryejnë kundërvajtje. Një është vërejtje publike, pastaj, marrja e përkohëshme e licencës dhe marrja e përhershme e licencës”, deklaroi Gruvçeva Stardelova.

Ajo sqaroi që për shkelje të kodit etik, dënimi maksimal është marrja e licencës deri shtatë vjet. Dënimi me marrje të përhershme të licencës do të shqiptohet në rastes me vendim gjyqësor, ku konstatohet se kemi vdekje për shkak mjekimit joadekuat.

Ndryshe, me 14 mars nëpunësit policor arrestuan V.D. (43) duke vepruar pas paraqitjes nga ana e Pëllumb Vela, drejtor i Spitalit Klinik Tetovë se, V.D. i punësuar si anesteziolog në spital, ka incizuar dhe publikuar në rrjetin “Tik Tok”, personel mjekësor dhe pacientë të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore.

Anesteziologu pas kësaj u përjashtua nga puna, ndërkaq me propozim të Prokurorisë nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, për mjekun u caktua masë paraburgimi prej tetë ditësh. Përcaktimi i masës vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka iniciuar procedurë ndaj të akuzuarit për veprat penale “punë nga pakujdesia në shërbim” si dhe “incizim i paautorizuar” nga neni 152 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Incidentin në fjalë e ka dënuar ashpër edhe Oda e Mjekëve, prej ku thanë se organet e kësaj organizate do të mblidhen për të shqyrtuar rastin dhe për të marrë masa adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button