Serbia refuzoi ultimatumin e BE-së

Në kundërpërgjigje të ultimatumit nga BE presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të zbatojë pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, raporton Klan. Ai ka shtuar se këtë qëndrim jua kishte bërë të qartë edhe politikanëve perëndimorë si Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Anthony Blinken. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç. 

Serbia, theksoi Daçiç, ka marrë përsipër qe të zbatojë parimet e propozimit evropian deri në vijat e kuqe sepse është mirë që të dialogohet për gjithçka që nuk është njohje e Kosovës.

Sipas Daçiç përfaqësuesit e Kosovës janë “shumë nervozë” sepse duhet qe te formojnë Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe. Përpara se të ritakojë serbët e Kosovës presidenti Vuçiç u ankua tek ambasadori amerikan Cris Hill për situatën e vështirë sipas tij të serbëve në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button