Ja si do të duket sheshi i Shkupit, sërish rikonstriume

Nga Qyteti i Shkupit lajmërojnë se do të bëhet rikonstruimi i sheshit “Maqedonia” në Shkup.

Bëhet fjalë për ndërtimin e shatërvanit bashkëkohor me 128 spërkatës, të cilat do të përdoren vetëm në periudhat verore. Shatërvani do të jetë me dimenzione 15×15 metra, ndërsa do të vendoset në hapësirën mes Urës së gurit dhe shatërvanit ekzistues.

“Gjatë kohës së rikonstruimit, pllakat e përhershme të sheshit pjesërisht do të ruhen, ndërsa tjerat do të nxirren dhe do të përdoren në sheshin te kisha “Shën Mëria”. Në sheshin do të ndërrohen shandanët, stolet, dhe shportat për mbeturina”, qëndron në kumtesën e sotme të qytetit të Shkupit.

Projekti për ndërtimin e shatërvanit dhe rikonstruimin e sheshit, ashtu siç është cituar në kumtesë, do të realizohet me 2/3 e mjeteve financiare nga qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe 1/3 nga buxheti i qytetit të Shkupit.

Kush është fitues i tenderit, Qyteti i Shkupit nuk e ka bërë me dije. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button