Familjet e reja në Shqipëri preferojnë 1 deri në 2 fëmijë

Në Shqipëri, çdo muaj vijnë në jetë rreth 3 mijë foshnje. Por të dhënat zyrtare nga Shërbimi Social tregojnë se shumica e lindjeve janë fëmijë i parë apo i dytë i një familje, ndërsa shumë më pak janë fëmijë i tretë apo i katërt, raporton Klan.

Anja Mashi, Shërbimi Social: Fëmijë të tretë rreth 1200, fëmijë të katërt rreth 300 përfitues, fëmijë të pestë rreth 50. Për fëmijët e tretë edhe në vazhdim vlera është 120 mijë Lekë të reja bonus për bebe.

Për sociologët, ky është një tregues që çdo vit e më shumë familjet shqiptare po tkurren duke kaluar nga ato me shumë anëtare në familje bërthamë.

Entela Binjaku, sociologe: Ne shohim familjet që po shkojnë drejt bërthamës, 2 prindër 1 fëmijë. Familje që krijohen më me vonesë, familje që e sjellin në jetë fëmijën e parë shumë më vonë se vite më parë.

Më i përhapur si fenomen është në zonat urbane, ndërsa në fshat vijojnë të ketë ende familje me shumë anëtare.

Entela Binjaku, sociologe: Në zonat rurale familjet e reja edhe pse të varfra kanë më shumë guxim dhe ndërmarrin hapin për të sjellë më shumë se një fëmijë.

Që prej vitit 2019, në Shqipëri janë shpërndarë 168 mijë bonues bebe. Për fëmijën e parë shpërndahen 40 mijë Lekë të reja, për të dytin 80 dhe për të tretin e në vazhdim nga 120 mijë Lekë të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button