Kolonët hebre hyjnë me forcë në Xhaminë Al-Aksa

Kolonët izraelitë sot hynë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia u vendos në oborret e kompleksit për të siguruar kolonët.

Autoritetet izraelite filluan të mos lejojnë hyrjen e palestinezëve nën 40 vjeç në kompleks para faljes së namazit të sabahut, thanë dëshmitarët okularë.

Pas kësaj, qindra të rinj palestinezë falën namazin e sabahut në rrugët pranë xhamisë.

Policia izraelite kishte bastisur xhaminë Al-Aksa të mërkurën në mbrëmje, duke larguar me forcë besimtarët.

Disa grupe të kolonëve ekstremistë bënë thirrje për inkursione në kompleksin e xhamisë Al-Aksa për të shënuar festën njëjavore hebreje të Pashkës, e cila filloi më 5 prill.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit. Hebrenjtë këtë zonë e quajnë Mali i Tempullit, duke pretenduar se në kohët e lashta aty ndodheshin dy tempuj hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, lëvizje kjo që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button