Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Transformimi digjital i qytetarëve”

Sot në Shkup vijon të mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Transformimi digjital i qytetarëve” të cilën e organizon Fondacioni Metamorfozis. Konferenca mbahet në formatin hibrid, gjegjësisht fizikisht pjesëmarrësit mund ta ndjekin ngjarjen në hotel Meriot, ndërkaq online përmes platformës Zoom dhe faqes së Metamorfozis në Facebook, njofton Portalb.mk.

Konferenca organizohet në frymën e një transformimi digjital gjithëpërfshirës dhe efikas të bazuar në nevojat e qytetarëve, që nuk lë hapësirë për cenimin e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut, e as për përjashtimin digjital të asnjë komuniteti. Ajo do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, sektorit qytetar, medias, institucioneve akademike, aktivistë, praktikues dhe qytetarë, duke u ofruar atyre hapësirë për të eksploruar transformimin digjital përmes prizmit të e-qeverisjes inteligjente, ndarjes digjitale, privatësisë, inteligjencës artificiale, rezistencës kibernetike dhe luftës hibride.

Agjendën për ditën e sotme mund ta gjeni: KËTU.

Gjatë ditës së djeshme, konferencën e hapën Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre Përgjegjëse për Politikat për Qeverisje të Mirë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut dhe Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis.

Nga dita e parë e konferencës:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button