Manchester United ka gati “operacionin fshesa”, 6 lojtarë të “djajve” bëjnë gati valixhet

Erik ten Hag po planifikon një spastrim të pamëshirshëm këtë verë si fazën e ardhshme të projektit të tij te “djajtë e kuq”, raporton ABC.

Aktualisht United po kalon një formë jo të mirë në kampionat, ndërsa tani i kërcënohet edhe renditja në katër vendet e para. Zgjidhja e trajnerit përpara betejave të fundit të skuadrës së tij duket se do të jetë rifreskimi i ekipit në merkaton e verës.

Sipas, mediave angleze lojtarë si Aleks Telles, kapiteni Harry Meguire, Brendon Williams, Dean Henderson dhe Anthony Martial do të nxirren në shitje. Ndërsa trajneri holandez po humbet gjithnjë e më shumë durimin me gjendjen fizike të Jadon Sancho.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button